Nga fjalët në vepra, analizim i sjelljes së Turqisë kundrejt Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45222-nga_fjalët_në_vepra_analizim_i_sjelljes_së_turqisë_kundrejt_sirisë
Raporti i Observatorit të të drejtave të njeriut në Siri thekson së ne operacionet e ushtrisë turke në qytetin Al-Baba me qindra civilë kanë mbetur të vrarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2017 05:06 Europe/Tirane
  • Nga fjalët në vepra, analizim i sjelljes së Turqisë kundrejt Sirisë

Raporti i Observatorit të të drejtave të njeriut në Siri thekson së ne operacionet e ushtrisë turke në qytetin Al-Baba me qindra civilë kanë mbetur të vrarë.

Kjo qendër e cila varet dhe është e lidhur me opozitarët ka deklaruar se Turqia deri tani ka vrarë më qindra civilë në qytetin Al Baba sidomos në operacionet në veri të këtij vendi. Observatori sirian me qendër në Angli thotë se këta civilë janë vrarë në mënyrë të qëllimshme nga ana e forcave turke. Në raportin më të fundit të observatorit sirian për të drejtat e njeriut thuhet se Turqia ka vrarë të paktën 419 civilë sirianë nga të cilët 51 janë femra dhe 88 fëmijë.328 civilë të tjerë mes të cilëve 47 femra e 79 fëmijë janë vrarë në periferi të qytetit Al Bab. Këta persona janë vrarë në kohën kur është bërë e qartë se ata nuk ishin anëtarë të ISIS dhe nuk kishin lidhje me këtë grup. Ushtria turke më 17 shkurt ka kryer një operacion të gjerë kundër qytetit Al Bab. Sulmi ajror dhe artileri i forcave të Turqisë në qytetin Al Bab të Sirisë ka shkaktuar vrasjen e 10 civilëve sirianë.  10 të  tjerë civilë sirianë janë vrarë gjatë sulmit ajror të forcave të Turqisë në qytetin Al Bab dhe në rajonet rreth tij. Rami Abdurrahman, drejtori i grupit "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" që i përket opozitarëve, ka deklaruar se Turqia ka sulmuar qytetin qytetit Al Bab dhe rajonet rreth tij nga njësiti i artilerisë së ushtrisë turke. Ai shtoi: "Gjatë këtyre sulmeve artilerike dhe ajrore të Turqisë, kanë vrarë 10 civilë sirianë në mesin e tyre edhe një fëmijë". Kjo është në kohën kur autoritetet e Turqisë kanë theksuar se gjatë operacioneve agresore "Mburoja e Eufratit" nuk do të dëmtohet asnjë civil sirian. Ndërkohë nga përleshjet më të fundit të zhvilluara në perëndim të këtij qyteti, një ushtar turk është vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur. Thuhet se në muajin janar 2017 në luftimet mes ushtrisë turke dhe pjesëtarëve të ISIS janë vrarë 14 ushtarë turq dhe plagosur 33 të tjerë. Ushtria turke prej verës së vitit 2016 ka nisur operacionin Mburoja e Eufratit që ka për qëllim dëbimin e kurdëve nga rajonet që lagen nga ky lum. Më herët Erdogan kishte deklaruar se qëllimi i dërgimit të ushtrisë në Siri është rrëzimi i qeverisë së Bashar Asad. Ndërkohë Siria ka kërkuar disa herë largimin e forcave turke nga territori i Sirisë. Grupi i vëzhguesve të të drejtave të njeriut në Siri i varur nga krahu opozitar, ka deklaruar se si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të Turqisë kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në rajonin Al Bab, muajin e kaluar janë vrarë 88 civilë sirianë. Sipas këtyre vëzhguesve, në mesin e të vrarëve janë 21 fëmijë dhe gra. Ky grup i vëzhguesve ka thënë se ky sulm është kryer kundër 9 familjeve siriane dhe konsiderohet vrasja më e madhe që kanë kryer forcat ushtarake turke që nga ndërhyrja në Siri. Autoritetet e Damaskut kanë dënuar ashpër sulmet ajrore dhe tokësore të Turqisë dhe kanë deklaruar se Ankaraja me pretekst të sulmeve kundër ISIS, po bombardon grupet e kurdëve në Siri sidomos forcat kurde kundërshtare të Turqisë. Pretendimi i Turqisë për sulme kundër grupit terrorist ISIS bëhet në kohën kur shumë dokumente dhe dëshmi janë publikuar për mbështetjen e Turqisë ndaj këtij grupi terrorist.