Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45228-ministrja_e_mbrojtjes_e_gjermanisë_paralajmëron_amerikën
Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë Ursula Von Der Leyen ka paralajmëruar Amerikën dhe ka këshilluar këtë vend që të bëjë kujdes që lufta kundër terrorizmit të mos kthehet në një fron kundër islamit apo myslimanëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2017 09:11 Europe/Tirane
  • Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë paralajmëron Amerikën

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë Ursula Von Der Leyen ka paralajmëruar Amerikën dhe ka këshilluar këtë vend që të bëjë kujdes që lufta kundër terrorizmit të mos kthehet në një fron kundër islamit apo myslimanëve.

Në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih, ministrja gjermane e mbrojtjes paralajmëroi Amerikën mbi politikat e jashtme të saj dhe tha se ndarja e përgjegjësive mes anëtarëve të NATO-s është përtej çështjes financiare. Ndërsa paralajmëroi ekzistencën e harkut të paqëndrueshmërisë në kufijtë periferikë të Evropës, Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes në administratën “Trump”, James Mattis përsëriti kërkesën nga aleatëve të NATO-s, që të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 2% të GDP-së. Mattis ka thënë se presidenti Trump ofron përkrahje të fuqishme për NATO-n, duke shuar shqetësimet e aleatëve për deklaratat e Trump ndaj aleancës transatlantike gjatë fushatës presidenciale, duke e quajtur atë “të vjetëruar”. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i kujtoi kolegut të ri amerikan, Mattis, se rritja me 2% të GDP-së të buxhetit për mbrojtjen dhe kontributit për NATO-n nga vendet anëtare është një objektiv për t’u realizuar deri në vitin 2024. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar këtë herë në Mynih delegacionin më të madh krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa Konferenca e Sigurisë është skena e parë ku ngjiten anëtarët e rinj të ekipit “Trump”, zëvendëspresidenti Mike Pence dhe  Sekretari i Mbrojtjes James Mattis.