Papa kundërshton fuqishëm baraspeshimin e terrorizmit me Islamin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45290-papa_kundërshton_fuqishëm_baraspeshimin_e_terrorizmit_me_islamin
Papa Francis në një fjalim të tij të mbajtur gjatë takimit botëror të lëvizjeve popullsitë, ka hedhur poshtë fenomenin e quajtur “ terrorizmi islam” dhe me këtë rast shprehu mbështetjen e tij për të gjitha fetë e botës. Kreu i katolikëve të botës tha se çdo fe përhap paqen dhe rreziku i radikalizmit dhe i ekstremizmit ekziston në të gjitha bindjet fetare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 19, 2017 06:56 Europe/Tirane
  • Papa kundërshton fuqishëm baraspeshimin e terrorizmit me Islamin

Papa Francis në një fjalim të tij të mbajtur gjatë takimit botëror të lëvizjeve popullsitë, ka hedhur poshtë fenomenin e quajtur “ terrorizmi islam” dhe me këtë rast shprehu mbështetjen e tij për të gjitha fetë e botës. Kreu i katolikëve të botës tha se çdo fe përhap paqen dhe rreziku i radikalizmit dhe i ekstremizmit ekziston në të gjitha bindjet fetare.

Deklarata e qartë e papës i cili hedh poshtë çdo lloj lidhjeje mes islamit dhe terrorizmit, është reagim i qartë ndaj deklaratave dhe pretendimeve të radikalistëve në Evropë dhe në Amerikë. Disa sulme terroriste të kryera në Evropë nga radikalistët dhe ekstremistët sidomos nga terroristët e ISIS, janë bërë shkak për shtimin e sulmeve propaganduese dhe për nisjen e një lufte psikologjike kundër myslimanëve dhe islamit. Të tilla propaganda janë zgjeruar së tepërmi në perëndim dhe sidomos në Amerikë, të cilën e tregon edhe qëndrimi i Donald Trump presidentit amerikan i cili qëndron në krye të rrymës islamofobe dhe asaj të kundërvënies dhe urrejtjen ndaj myslimanëve. Trump gjatë fushatës së tij elektorale për postin e presidentit të Amerikës, me pretekstin e luftës kundër terrorizmit tha se duhet penguar futja e myslimanëve në Amerikë. Kjo deklaratë e tij, ngjalli reagime dhe kritika të shumta brenda dhe jashtë Amerikës. Mirëpo Trump edhe kur u fut në shtëpinë e bardhë, nxori një dekret me anë të të cilit u ndalua futja në Amerikë e shtetasve të huaj nga 7 vende islamike. Ky dekret u anulua pas urdhrit të aparatit gjyqësor në Amerikë. Megjithatë ky veprim i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngjallur shqetësimet mbi mundësinë e përhapjes së rrymave dhe veprime anti islame dhe e dhunës ndaj myslimanëve në Amerikë. Donald Trump, kohët e fundit ka bërë një deklaratë të qartë ku ai lidh islamin me terrorizmin dhe ka përdorur termin “terrorizmi islamik”. Stefan Banon këshilltar i çështjeve strategjike të Trump, gjithashtu ka shprehur idenë e luftës së perëndimit me fashizmin islamik. Qëndrimet radikale të funksionarëve dhe autoriteteve të rinj në Amerikë dëshmon për faktin se në këtë vend ekziston përçarje e thellë sa i përket ndarjes dhe distancimit të islamit me terrorizmin. Mirëpo në Evropë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm myslimanësh, është kundërshtuar fuqishëm deklarata dhe opinioni i Trump. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, gjatë organizimit të konferencës së sigurisë në Munih ka kërkuar të bëhen dallime mes islamit dhe terrorizmit. Merkel ka thënë se Islami në vetvete nuk është burim terrorizmi dhe është tepër e domosdoshme që vendet islamike të inkuadrohen në luftën kundër terrorizmit. Përkundër deklaratave të Trump mbi lidhjen e terrorizmit me islamin, vetëm një numër i vogël myslimanësh janë radikalë, pasi shumica e myslimanëve dhe sidomos ata që jetojnë në Amerikë dënojnë dhe kundërshtojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të radikalistëve dhe ekstremistëve.