Urdhri i ri Amerikës për çështjen e emigrantëve
Departamenti amerikan për çështjet e brendshme ka nxjerrë një urdhër të ri sa i përket ligjit të futjes së emigrantëve. Qëllimi i aprovimit të këtij ligji është përshpejtimin e procesit për dëbimin e emigrantëve nga amerikan.
Projektligji është hartuar më 17 shkurt dhe është firmosur nga Xhon Keli sekretari i çështjeve të brendshme në Amerikë. Deri tani ky ligj nuk u është shpërndarë zyrave dhe institucioneve përgjegjëse sidomos pikave të kufirit për zbatim. Qëllimi i hartimit të këtij ligji ka për qëllim zbatimin e dekretit të presidentit amerikan Trump për ndalimin e futjes së shtetasve myslimanë nga 7 vende të botës. Në këtë urdhër të ri nuk jepen sqarime mbi ndjekjen e personit që kërkon azil në Amerikë, në rast se ai kthehet në vendin e vet. Me anë të këtij ligji, me qindra mijëra persona pritet të dëbohen nga Amerika dhe në mesin e tyre gjenden edhe ata persona të cilat në administratën e mëparshme të Barack Obamës nuk ndodheshin në listën e personave që duheshin dëbuar nga territori amerikan. Një prej çështjeve kryesore të Donald Trump, ashtu siç u bë e ditur në fushatën e tij elektorale, është çështja e emigrantëve të jashtëligjshëm në Amerikë. Donald Trump ka premtuar dëbimin e emigrantëve të jashtëligjshëm nga Amerika dhe ndërtimin e një muri ndarës me Meksikën me qëllim parandalimin e futjes së emigrantëve. Trump gjatë fushatës së tij elektorale në fund të gushtit 2016 ka parashtruar pikëpamjet e tij kundër emigrantëve. Ai ka deklaruar se menjëherë sapo të futet në Shtëpinë e Bardhë do të dëbojë emigrantët nga Amerika dhe do të forcojë sistemin e kontrollimit të kufijve për parandalimin e futjes së emigrantëve si dhe do të marrë masa ndaj atyre personave të cilët kanë qëndruar në Amerikë më shumë sesa afati i lejes së tyre të qëndrimit. Trump menjëherë pasi u zgjodh president, nxori dekretin ekzekutiv që jo vetëm do të mundësojë ndërtimin e murit 3200 km të gjatë me Meksikën do të ashpërsojë masat kundër emigrantëve. Ndërtimi i këtij muri ka ngjallur shqetësime të shumta në Meksikë dhe tek emigrantët e Amerikës latine. Zbatimi i urdhëresave të reja me padyshim do të rezultojë me përshpejtimin e procesit të dëbimit të emigrantëve ilegalë dhe të atyre personave që kanë bërë kërkesë për azil në Amerikë. Me padyshim kjo do të ndikojë negativisht në gjendjen sociale dhe shëndetin psikologjik të këtyre personave dhe familjarëve të tyre.