Protesta kundër Trump në Angli
Me mijëra banorë të Londrës, kryeqytetit të Anglisë janë ngritur në protesta kundër vizitës së Donald Trump presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Protesta kundër Trump është organizuar në kohën parlamenti do të shqyrtojë peticionin e 1.8 milion anglezëve që janë shprehur kundër vizitës së Trump. Me anë të këtij veprimi kundërshtarët e presidentit amerikan prej deputetëve të parlamentit anglez kanë kërkuar t’i thonë jo vizitës së Donald Trump në Angli. Ky veprim është kryer nga ana e organizatës jo qeveritare për drejtësi botërore dhe nga aleanca e quajtur “ Ndërprisni Trump”. Lëvizja është ndërmarrë përpara diskutimit të vizitës së Donald Trump në Angli në parlamentin anglez. Njëkohësisht me diskutimin e kësaj çështjeje përpara parlamentit anglez janë mbajtur edhe protesta me pjesëmarrjen e mijëra personave. Në Angli është nënshkruar një peticion ku kërkohet anulimi i vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Britani. Politikat anti-emigracion të Donald Trump kanë ngjallur reagime dhe protesta në Amerikë, Angli dhe shumë vende të tjera të botës.