Shërbimet inteligjente të Amerikës përgjojnë kontaktet e ambasadorit të Rusisë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka thënë se shërbimet e inteligjencës së Amerikës kanë përgjuar kontaktet dhe bisedat telefonike të ambasadorit të Rusisë në Uashington.
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka deklaruar se agjentët e agjencive inteligjente të Amerikës u kanë thënë gazetarëve se ata kanë përgjuar në mënyrë sistematike të gjitha kontaktet dhe bisedat telefonike të Sergei Kisliak, ambasadorit të Rusisë në Uashington duke përfshirë edhe raportet që ai dërgonte në Moskë. Lavrov këtë veprim e quajti të vërtet duke marrë parasysh faktin se Uashingtoni disa vite më parë ka deklaruar se të gjitha ngjarjet në të gjitha rajonet e botës po i vëzhgon me çfarëdo mjeti të mundshëm ligjor dhe jo ligjor. Ndërkohë, agjencia e lajmeve Interfax në lidhje me këtë ka njoftuar se janë publikuar të dhënat në lidhje me përgjimin e bisedave telefonike të ambasadorit të Rusisë në Uashington duke zbuluar edhe komunikimin e tij me Michael Flynn, ish-këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan.