Abuzim seksual me fëmijët refugjatë në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45566-abuzim_seksual_me_fëmijët_refugjatë_në_greqi
Një qytetar francez është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual të dy fëmijëve refugjatë dhe mbajtje të një sasie të drogës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2017 17:39 Europe/Tirane
  • Abuzim seksual me fëmijët refugjatë në Greqi

Një qytetar francez është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual të dy fëmijëve refugjatë dhe mbajtje të një sasie të drogës.

 Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të fëmijëve nga Pakistani në moshën 14 dhe 17-vjeçare. Pas denoncimit policia e Selanikut ka arrestuar një qytetar francez, 52-vjeç. Për personin e arrestuar gjykata ka vendosur sot masën e arrestit me burg. Personi në fjalë dyshohet se punonte si vullnetar për një OJF të lidhur me Kishën Katolike. Ndërsa gjatë kërkimit në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme droge dhe hardisqe. Nga ana tjetër në Greqi momentalisht ndodhen rreth 60 mijë refugjatë. Ata qëndrojnë në këtë vend pasi kufijtë për ikjen e tyre në vendet e Evropës janë mbyllur. Rreth gjysma e refugjatëve që ndodhen në këtë vend janë nën moshën 18-vjeçare