Donald Trump vepron para se të mendojë
Politikat e imigracionit të Donald Trump kanë vërtetuar se presidenti i SHBA vepron pa menduar, thotë kështu një analist nga Virxhinia.
Keith Preston, drejtor i ‘attackthesysten.com’, i bëri këto komente duke diskutuar pasojat e urdhrit të Trump në lidhje me ndalimin e imigracionit, vendim ky që e ka futur vendin në një kaos. Në fund të janarit, Trump nënshkroi një vendim ekzekutiv për ndalimin e udhëtimit të qytetarëve nga Irani, Siria, Jemeni, Sudan, Somalia, Iraku dhe Libia. Të gjitha pranimet e refugjatëve, me përjashtim për refugjatët sirianë të cilët ishin ndaluar për një kohë të pacaktuar, u ndërprenë për tre muaj në bazë të këtij urdhëri ekzekutiv, i cili është pezulluar nga një gjykatë federale. Trump ka nënshkruar edhe një urdhër për të filluar ndërtimin e një muri të diskutueshëm në kufirin me Meksikën. Preston tha se kriza e refugjatëve në jug të kufijve amerikanë u zhvillua në vitin 1980, kur njerëzit u përpoqën të iknin luftërave të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Guatemala dhe El Salvador. Kriza u thellua "në vitet 1990, kur u imponua marrëveshja e NAFTA", tha ai. "Kjo ka pasur ndikim në shkatërrimin e bujqësisë meksikane dhe më pas ka krijuar papunësi masive në mesin e punëtorëve të bujqësisë meksikane, kështu që ata filluan të emigrojnë në veri të Shteteve të Bashkuara". Preston tha se Trump është më i përqendruar në çështjen e krimeve të kryera nga emigrantët dhe jo ndikimin ekonomik të emigracionit në ekonominë amerikane. "Nuk është një çështje praktike", tha ai. "Një çështje e vërtetë që administrata Trump ka treguar është se ata shpesh veprojnë para se të mendojnë". "Ne pamë se 7 popujve myslimanë iu ndalua udhëtimi në SHBA. Ky ishte një urdhër ekzekutiv që është lëshuar me shumë nguti, shumë shpejt dhe nuk ishte hartuar në mënyrë të tillë për të trajtuar problemet serioze që do të dalin natyrshëm duke u përpjekur për të imponuar diçka si kjo", theksoi Preston. "Ekziston vërtetë një pyetje shumë serioze se kush ndikon në të gjithë këtë situatë? A bëhet kjo vetëm për t’i dënuar kriminelët apo familjet e tyre"? Burimet njerëzore të nevojshme për të arrestuar emigrantët dhe procesin e duhur gjatë ndalimit të tyre ishin disa nga çështjet e tjera që Trump nuk i kishte marrë në konsideratë, deklaron Preston. "Unë dyshoj shumë se administrata Trump përpiqet të rrisë këto lloje të veprimeve konflikti duke tentuar të bëjë më shumë politikë", përfundoi analisti, Keith Preston, drejtor i ‘attackthesysten.com’.