Natanjahu: Lartësitë Golan nuk do t’ia kthejmë kurrë Sirisë
Shkurt 24, 2017 04:23 Europe/Tirane
Kryeministri i regjimit sionist ka thënë se asnjëherë nuk do t’i kthehen Sirisë lartësitë Golan.
Sipas Press Tv, Beniamin Natanjahu, të enjten në takimin e zhvilluar në Sidnei me Malkom Tranbol, kryeministër i Australisë, ka thënë: Ju ftoj të gjithë juve të vini në Izrael dhe të shëtisni nëpër rrugët e qytetit të vjetër Kods dhe të shkoni lartë ne lartësitë Golan. Me këtë rast ne nuk do t’i kthejmë kurrë Golanin Sirisë. Lartësitë Golan gjithmonë do të jenë pjesë e Izraelit. Njëkohësisht me vizitën e Natanjahut në Australi, mbi një mijë protestues kanë protestuar në Sidnei kundër pritjes së tij të ngrohtë nga ana e qeverisë australiane.
Tags