Policia turke akuzon organizatën FETO për bashkëpunim me PKK
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45800-policia_turke_akuzon_organizatën_feto_për_bashkëpunim_me_pkk
Partneriteti i fshehtë ndërmjet FETO dhe PKK ka dalë edhe një herë në shesh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2017 19:09 Europe/Tirane
  • Policia turke akuzon organizatën FETO për bashkëpunim me PKK

Partneriteti i fshehtë ndërmjet FETO dhe PKK ka dalë edhe një herë në shesh.

Në kuadër të hetimit që zhvillohet ndaj FETO nga Kryeprokuroria e Republikës së Rrethit Ushak përfundoi inspektimi digjital i dy USB-ve të sekuestruara në makinën dhe vendin e punës së një personi të arrestuar 4 muaj më parë pasi ishte përdorues i aplikacionit "ByLock" që përdorej për të shkëmbyer mesazhe të koduara nga anëtarët e organizatës në fjalë. Ky person u arrestua me akuzën për “anëtarësim në organizatë terroriste” dhe “sigurim të financimit të organizatës terroriste”.