Ceremonia e 89-të e Oscar, tribunë politike kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45836-ceremonia_e_89_të_e_oscar_tribunë_politike_kundër_trump
Ceremonia për ndarjen e çmimit Oscar që sipas disa llogaritjeve, këtë ceremoni e ndjekin rreth 1 miliardë njerëz në mbarë botën, në të kaluarën shumë herë është shndërruar në një tribunë për shprehjen e protestave politike të artistëve kundër politikave të brendshme dhe të jashtme të drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë si dhe kundër padrejtësive dhe kushteve të vështira sociale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2017 04:08 Europe/Tirane
  • Ceremonia e 89-të e Oscar, tribunë politike kundër Trump

Ceremonia për ndarjen e çmimit Oscar që sipas disa llogaritjeve, këtë ceremoni e ndjekin rreth 1 miliardë njerëz në mbarë botën, në të kaluarën shumë herë është shndërruar në një tribunë për shprehjen e protestave politike të artistëve kundër politikave të brendshme dhe të jashtme të drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë si dhe kundër padrejtësive dhe kushteve të vështira sociale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Marlon Brando, artist i njohur amerikan, në vitin 1973, në shenjë proteste ndaj trajtimit jo të drejtë që bëhej me indianët autoktonë të këtij vendi nga drejtuesit e industrisë së kinemasë dhe paraqitjen e imazhit të pavërtetë dhe jo të drejtë të tyre në filma, nuk e pranoi këtë çmim për rolin që ka luajtur në filmin "Kumbara" të Francis Fordkapola, ndërsa në vend të tij, ai e dërgoi një artist nga indianët autokton në këtë ceremoni për ta dërguar mesazhin protestues të tij. Bret Shnajder, producent dhe regjisor amerikan, gjatë pranimit të çmimit Oscar në vitin 1974 për dokumentarin me emrin "Zemrat dhe Mendjet", nga kjo tribun e dërgoi mesazhin falënderues të revolucionarëve të Vietnamit Jugor për të gjithë botën për shkak të përpjekjeve të amerikane për t'i dhënë fund luftës së Vietnamit. Një shembull tjetër i paharrueshëm i protestave të tilla politike është edhe mesazhi i urrejtjes dhe protestës së Vensa Radgriv, artiste angleze, kundër pushtimit të territoreve palestineze nga regjimi sionist. Ajo këtë protestë e bëri në vitin 1978 gjatë marrjes së çmimit Oscar për rolin në filmin "Xhulia" të regjisorit Fred Zine Man. Pavarësisht se protesta e saj ishte përballur me reagim të ashpër të mbështetësve të Izraelit, ajo arriti të bëjë jehonë në mbarë botën. Suzan Serandon dhe bashkëshorti i tij Tim Robertson në vitin 1993, pikërisht nga kjo tribunë ka protestuar kundër politikës së qeverisë së Amerikës ndaj të sëmurëve me virusin IDS. Në vitin 2003, Maikëll Mour, regjisor amerikan i filmave dokumentar politikë, ceremoninë e Oscarit e shndërroi në tribunën për paraqitjen e sulmeve dhe kritikave më të ashpra kundër Xhorxh Bush, ish-presidentit të Amerikës. Ndërkohë, këtë vit organizimi i ceremonisë Oscar përkon me lëshimin e urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump kundër emigrantëve i cili që nga fillimi u përball me reagime shumë të ashpra në Amerikë dhe në të gjithë botën. Prandaj duhet pritur që kjo ceremoni përsëri të shndërrohet në një tribun e protestave ndaj presidentit të Amerikës dhe politikave të tij. Vlen të theksohet se Asghar Farhadi, artisti i njohur iranian i cili për filmin e tij "Forushande" është nominuar për çmimin e filmit më të mirë të huaj, në shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit të Amerikës kundër emigrantëve, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërsa ka kërkuar nga Firuz Naderi, shkencëtar iranian dhe znj. Anushe Ansari, astronaute iraniane në Amerikë, që të shkojnë në këtë ceremoni si përfaqësues të tij.