Rritet niveli i rrezikshmërisë nga terrorizmi në Angli
Kreu i ri i zyrës për luftën kundër terrorizmit njoftoi se kuota e rrezikshmërisë nga terrorizmit në Angli ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1996.
Maks Hill ka thënë se për momentin populli anglez përballet me rrezikshmërinë më të lartë nga terrorizmi, rrezikshmëri e cila nuk është regjistruar që nga koha e vendosjes së bombës IRAA. Bomba e njohur me emrin IRAA është vendosur në vitin 1996 në një prej hoteleve të Mançesterit. Në atë kohë në një kamion ishte vendosur 1500 kg lëndë eksplozive e cila ka shpërthyer në qendër të qytetit. Ky ka qenë shpërthimi më i madh që prej përfundimi të Luftës së Dytë Botërore duke shkaktuar një dëm prej 1.2 miliard paund me llogaritjet e vlerës së këtij viti. Hill tha se ISIS po bën përgatitje për të kryer sulme në Angli dhe për këtë askush nuk Angli nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kërcënimeve të këtij grupi.