Përpjekjet e Anglisë për reformimin e ligjit të emigracionit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45908-përpjekjet_e_anglisë_për_reformimin_e_ligjit_të_emigracionit
Anglia ka ndërmend të miratojë një ligj të ri për çështjen e emigracionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 07:44 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Anglisë për reformimin e ligjit të emigracionit

Anglia ka ndërmend të miratojë një ligj të ri për çështjen e emigracionit.

Sipas propozimit të ri të qeverisë, në rast se një emigrant ka një punë të caktuar në Angli, atij do t’i jepet një vizë me leje pune 5 vjeçare. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian nis të hakmerret ndaj autoriteteve amerikane, duke nisur procedurat për vendosjen e vizave për shtetasit amerikanë. Të enjten në Bruksel, eurodeputetët do të votojnë në seancë plenare rezolutën drejtuar Komisionit Europian për vendosjen e përkohshme të vizave për shtetasit amerikanë, si përgjigje kundër vendimit të Uashingtonit për të mos hequr vizat për shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania. Kjo procedurë është hapur që nga viti 2016, pas reagimit negativ nga autoritetet amerikane për të hequr vizat për të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe për të zbatuar parimin e reciprocitetit.