Turqia dhe Greqia dy fqnjë pa kompromis
Turqia dhe Greqia janë dy fqinjë të cilët kanë mosmarrëveshje mbi sovranitetin e ishujve në detin Egje. Për shkak të këtyre kontradiktave, të dy vendet herë pas here flasin me gjuhën kërcënuese të luftës.
Pas vizitës së shefit të shtabit të ushtrisë turke z. Kalusi Akar në ishullin Kardak të detit Egje, ka reaguar menjëherë Panos Kamanos ministër i mbrojtjes i Greqisë i cili ka thënë se do të marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e Turqisë në ishujt e detit Egje. Në përgjigje të kësaj deklarate, shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu ka thënë se nëse Turqia dëshiron të rrethojë ishujt e kontestuar me Greqinë, shumë lehtë mund ta bëjë këtë. Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje të thella edhe për shkak të Qipros. Në negociatat e Qipros të zhvilluara në Lefkosha (Lefkosia), largimi i liderit greko-qipriot Nikos Anastasiadis duke shkelur rregullat dhe mirësjelljen diplomatike është një çështje politike dhe diplomatike që duhet vlerësuar nga shumë aspekte. E para dhe më e rëndësishmja është se përvetësimi nga ana e liderit greko-qipriot të sjelljeje të ashpër që minon mirësjelljen dhe praktikat diplomatike ka deshifruar perspektiven e palës greko-qipriote për negociatat e Qipros. Kjo gjendje ka treguar se greko-qiproitët nuk kërkojnë një zgjidhje të barabartë dhe të drejtë në Qipro por dëshirojnë që me taktikat e zvarritjes dhe politikës “u tha u bë” duke futur turqit në pozicionin e pakicave deshifrojnë objektivat e tyre për Enosis (bashkimin e Greqisë me Qipron). Gjithashtu, ndërkohë që vazhdon procesi, vendimi i Kuvendit greko-qipriot për të festuar Enosisin në shkollat e kësaj pjese të ishullit, nuk mund të shpjegohet në mënyrë tjetër veçse të qëllimit për të sabotuar negociatat e Qipros. Një tjetër pikë e rëndësishme është se në historinë 50-vjeçare të negociatave të Qipros, në një mbledhje ndërkombëtare, greko-qipriotët e kanë shprehur haptazi për herë të parë mendimin e Enosis duke nxjerrë në sheh qëllimin e tyre të vërtetë. Presidenti qipriot grek, Nicos Anastasiades deklaroi se bisedimet e mbështetura nga OKB-ja mbi ribashkimin e Qipros do të mbeten të bllokuara deri në referendumin e 16 prillit në Turqi mbi kompetencat presidenciale. Anastasiades, që drejton Republikën e Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian, ka zhvilluar 21 muaj negociata me kryetarin qipriot turk, Mustafa Akinci, të konsideruara si shpresa më e madhe për të arritur një ribashkim të ishullit të ndarë. Por Akinci pezulloi këtë javë pjesëmarrjen e tij në negociatat për të protestuar kundër miratimit nga Parlamenti qipriot të një ligji që i mundëson shkollave qipriote greke të kujtojnë përvjetorin e një referendumi të vitit 1950, gjatë të cilit qipriotët grekë ishin shprehur masivisht pro bashkimit të ishullit me Greqinë.