Trump: Ceremonia e OSCAR është bërë politike jashtë mase
Presidenti i Amerikës në një intervistë për media ka folur në lidhje me organizimin e ceremonisë për ndarjen e çmimit OSCAR dhe ka theksuar se kjo ceremoni këtë vit është bërë politike jashtë mase dhe organizatorët e kësaj ceremonie ishin përqendruar në politikë më shumë se sa që duhet.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të martën në mëngjes në një intervistë me faqen informative "Breet Baret" në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se kaosi i krijuar në fund të ceremonisë për ndarjen e çmimit OSCAR ishte për këtë arsye se Holliwudi është marrë më tepër se sa që duhet me çështjet politike, prandaj kishte fund të pikëlluar. Këto deklarata të presidentit amerikan janë bërë në kohën kur çmimi OSCAR për filmin më të mirë të huaj i është dhënë filmit iranian "Shitësi" të regjisorit Asghar Farhadi.