Autori i sulmeve në Kansas synonte vrasjen e iranianëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45988-autori_i_sulmeve_në_kansas_synonte_vrasjen_e_iranianëve
Burimet informative kanë bërë të ditur se personi i arrestuar me akuzë se ka shtënë me armë në drejtim të dy inxhinierëve indian në një restorant në shtetin Kansas të Amerikës, mendonte se ai ka vrarë iranianët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2017 11:55 Europe/Tirane
  • Autori i sulmeve në Kansas synonte vrasjen e iranianëve

Burimet informative kanë bërë të ditur se personi i arrestuar me akuzë se ka shtënë me armë në drejtim të dy inxhinierëve indian në një restorant në shtetin Kansas të Amerikës, mendonte se ai ka vrarë iranianët.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Adam Purinton 51 vjeçar, një ushtarak veteran amerikan, të mërkurën në mbrëmje ka shtënë me armë në drejtim të dy shtetasve të Indisë në të një personi tjetër ku njërin prej tyre e ka vra dhe tjetrin e ka plagosur. Purinton është dënuar për kryerjen e një vrasje dhe për tentimin e kryerjes së dy vrasjeve të tjera. Policia ka filluar hetimin e kësaj ngjarje si një krim i kryer në bazë të urrejtjes. Sipas dëshmitarëve okularë, Purinton para se të shtënë me armë në drejtim të viktimave ka bërtitur: "Largojuni jashtë vendit tim". Kohëve të fundit emigrantët në Amerikë po përballen me probleme të shumta. Donald Trump, presidenti i Amerikës, kohë më parë ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për ndalimin e hyrjes në Amerikë të shtetasve të shtatë vendeve myslimane.