Mbështetësit e Trump dalin nëpër rrugë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46018-mbështetësit_e_trump_dalin_nëpër_rrugë
Përkrahës të presidentit amerikan Donald Trump kanë dalë nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj presidentit Trump.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Shkurt 28, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Mbështetësit e Trump dalin nëpër rrugë

Përkrahës të presidentit amerikan Donald Trump kanë dalë nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj presidentit Trump.

Në shenjë reagimi ndaj vazhdimit të protestave që organizohen kundër Trump, përkrahësit e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të Amerikës për të shprehur mbështetjen e tyre për presidentin Donald Trump. Donald Trump mendon se e ka gjetur orkestruesin e protestave që trazojnë prej javësh tashmë rrugët e qyteteve, sallat e mbledhjeve dhe aeroportet në Amerikë. Gishtin e fajit Presidenti i ri e drejton nga paraardhësi i vet, Barack Obama. Obama dhe njerëzit e tij, tha Trump në një intervistë për Fox News, janë përgjegjës për valën e indinjatës kundër republikanëve këtë muaj si dhe për rrjedhjet e informacioneve të klasifikuara brenda administratës aktuale.