Paralajmërime për keqtrajtimin e fëmijëve dhe femrave në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46020-paralajmërime_për_keqtrajtimin_e_fëmijëve_dhe_femrave_në_libi
OKB ka paralajmëruar për gjendjen e rënduar të fëmijëve dhe femrave emigrante që mbahen nëpër kampet e Libisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Paralajmërime për keqtrajtimin e fëmijëve dhe femrave në Libi

OKB ka paralajmëruar për gjendjen e rënduar të fëmijëve dhe femrave emigrante që mbahen nëpër kampet e Libisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se një numër i madh i fëmijëve janë ende duke rrezikuar jetën e tyre duke bërë udhëtime të rrezikshme nga Libia për në Itali. UNICEF thotë se rreth 26 mijë fëmijë shumica prej tyre të pashoqëruar  kanë kaluar Mesdheun vitin e kaluar. Në raportin e tij të ri, UNICEF thotë se fëmijët vuajnë nga dhuna dhe abuzimi seksual i kontrabandistëve dhe trafikantëve, por ata rrallë herë raportojnë abuzimet e tyre pasi kanë frikë nga arrestimet apo dëbimet. UNICEF thotë gjithashtu se ka mungesë ushqimi, ujë dhe kujdes mjekësor. Kjo organizatë thotë se nga 100 persona të intervistuar në kampet e Libisë, rreth gjysma e tyre kanë pohuar se janë përballur me abuzime seksuale dhe keqtrajtime fizike. Vajzat më shumë se sesa djemtë janë përballur me keqtrajtimet dhe dhuna e ushtruar nga të mëdhenjtë nëpër kampet e përqendrimit të emigrantëve.