OKB kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite
Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut në takimin e 34-t vjetor në Gjenevë kritikoi vazhdimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.
Pjesëmarrësit në këtë takim shqyrtuan rastet e shumta të shkeljes së të drejtave më elementare të njeriut nga regjimi Al Saud dhe dënuan persekutimin dhe dënimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut bënë të ditur se kanë në plan që në një takim special në kuadër të takimit të 34-t vjetor të Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut, të analizojnë rastet e shumta të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut nga regjimi Al Saud, i cili meqë është aleat i ngushtë i SHBA dhe i Perëndimit, nuk kritikohet për krimet e luftës në Jemen, për nxitjen e ekstremizmit, për përkrahjen e gjithanshme për grupet terroriste, për ekzekutimet masive dhe për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut.