Islami do të bëhet religjioni më i madh në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46080-islami_do_të_bëhet_religjioni_më_i_madh_në_botë
Islami është religjioni që po rritet më shpejtë në botë dhe së shpejti do të jetë më i madhi, thotë një analizë e Qendrës Hulumtuese Pew.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2017 18:20 Europe/Tirane
  • Islami do të bëhet religjioni më i madh në botë

Islami është religjioni që po rritet më shpejtë në botë dhe së shpejti do të jetë më i madhi, thotë një analizë e Qendrës Hulumtuese Pew.

Një analizë e Qendrës Hulumtuese Pew thotë se deri në vitin 2050, Islami do të jetë besimi më i madh në botë, duke kaluar Krishterimin. Në vitin 2010, në botë kishte 1.6 miliardë myslimanë, apo rreth 23 për qind e popullsisë së përgjithshme të botës, thotë raporti. Ndërsa të krishterë ishin 2.2 miliardë njerëz, apo rreth 31 për qind e popullsisë së botës. Raporti ka analizuar lëvizjet demografike të religjioneve duke konkluduar se dy besimet më të mëdha do të barazohen për nga numri i besimtarëve në vitin 2050, pas së cilit vit Islami do të bëhet religjioni me më shumë ndjekës. Sipas raportit, arsye kryesore për këtë ndryshim është tendenca e familjeve myslimane për të pasur më shumë fëmijë.