Protesta ne Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46144-protesta_ne_greqi
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Athinës mbrëmë duke protestuar kundër masave të reja shtrënguese që po diskuton qeveria greke dhe huadhënësit europianë ne përpjekje për të konkluduar paketën e re të shpëtimit e cila do të zhbllokonte fondet e reja për vendin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2017 16:18 Europe/Tirane
  • Protesta ne Greqi

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Athinës mbrëmë duke protestuar kundër masave të reja shtrënguese që po diskuton qeveria greke dhe huadhënësit europianë ne përpjekje për të konkluduar paketën e re të shpëtimit e cila do të zhbllokonte fondet e reja për vendin.

Reth 2 mijë persona, pjesë e unionit të punëtorëve i lidhur me Partinë Komunsite morën pjesë në demonstratën që u mbajt para hotelit ku ministrat e qeverisë dhe huadhënësit u takuan për të diskutuar reformat që Greqia duhet të ndërmarrë, përfshirë shkurtimet e të ardhurave dhe pensioneve. “Askush nuk mund të jetojë në 2017 me kushtet e jetesës së ngjashme me një epokë paslufte. Nuk është e drejtë të kemi fëmijë në shkollat tona që vuajnë nga urie. Nuk është e drejtë të ketë mensa falas për popullin sikur jemi në luftë apo nën pushtim”, thotë Elsa Stameli protestuese. Athina dhe shefat e misionit që përfaqësojnë vendet e eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar rifilluan rishikimin e programit të reformave të vendit të martën. Shqyrtimi është zvarritur për muaj, për shkak të dallimeve mbi reformat e punës dhe të energjisë dhe për shkak të një çarjeje midis Bashkimit Evropian dhe FMN-së mbi qëllimet fiskale të Greqisë dhe perspektivat e vitit të ardhshëm. Qeveria e majtë e udhëhequr nga Aleksis Tsipras, e cila ka rënë shumë në sondazhet e fundit, ka premtuar masa lehtësuese për të kompensuar ndikimin social të reformave të reja.