Propozimi i De Misturës mbi strukturën e pushtetit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46146-propozimi_i_de_misturës_mbi_strukturën_e_pushtetit_në_siri
I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë u ka dorëzuar sot palëve negociuese në konferencën Gjeneva 4 propozimet e tij në lidhje me strukturën e pushtetit në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 02, 2017 19:49 Europe/Tirane
  • Propozimi i De Misturës mbi strukturën e pushtetit në Siri

I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë u ka dorëzuar sot palëve negociuese në konferencën Gjeneva 4 propozimet e tij në lidhje me strukturën e pushtetit në Siri.

Siç njofton kanali televiziv Al Alam, propozimet e Stefan De Mistura përfshijnë 12 pika ndër të cilat më të rëndësishme janë respektimi i sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë, mosndarja e territorit sirian, angazhimi për përpjekjet për rimarrjen e lartësive të pushtuara Golan me mjete legjitime, e drejta e popullit sirian për të vendosur për fatin e vendit me mjete demokratike dhe vazhdimi i sistemit politik sekular në Siri. Ndër pikat e tjera të propozimit të De Misturës është ruajtja e forcave të armatosura, kundërshtimi i terrorizmit, ekstremizmit, fundamentalizmit dhe sektarizmit, respektimi i të drejtave të njeriut, krijimi i institucioneve për mbrojtjet e këtyre të drejtave, përkrahja e njerëzve nevojtarë, plotësimi i kushteve për jetesë të refugjatëve dhe mbrojtja e ambientit dhe trashëgimisë kombëtare të Sirisë.