Shtohen masat e sigurisë në Bruksel
Mars 03, 2017 14:47 Europe/Tirane
Autoritetet e sigurisë në Belgjikë kanë njoftuar për shtimin e masave të sigurisë në kryeqytetin e këtij vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, autoritetet e sigurisë në Belgjikë pas zbulimit të një automjeti transportues të mbushur me gaz kimik në qendër të Brukselit, kryeqytet i Belgjikës, kanë shtuar numrin e policisë dhe ushtarëve nëpër rrugët e këtij qyteti. Autoritete belge kanë njoftuar se personi i cili ngiste këtë automjet është arrestuar. Vlen të theksohet se në vitin 2016 Brukseli ka qenë i përfshirë nga disa sulme terroriste.
Tags