Përfaqësuesi i Rusisë përkrah planin e De Misturës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46312-përfaqësuesi_i_rusisë_përkrah_planin_e_de_misturës
Përfaqësuesi i Rusisë në bisedimet e Gjenevës deklaroi se plani i propozuar nga përfaqësues special i OKB për çështjen e Sirisë, mund të shërbejë si bazë për zgjidhjen paqësore të krizës siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2017 19:32 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Rusisë përkrah planin e De Misturës

Përfaqësuesi i Rusisë në bisedimet e Gjenevës deklaroi se plani i propozuar nga përfaqësues special i OKB për çështjen e Sirisë, mund të shërbejë si bazë për zgjidhjen paqësore të krizës siriane.

Aleksi Borudavkin, përfaqësues i Rusisë në bisedimet e Gjenevës, deklaroi se plani prej 12 pikësh i z. Stefan de Mistura ku përfshihet edhe kushtetuta e re e Sirisë, mund të shërbejë si bazë e fortë për nxitjen e bisedimeve të paqes dhe për zgjidhjen paqësore e përfundimtare të krizës në Siri. Borduavkin tha se megjithëse bisedimet në Gjenevë arritën rezultate minimale, ekziston shpresa se në bisedimet e ardhshme që do të zhvillohen sërish në Gjenevë deri në fund të këtij muaji, të afrohen pikëpamjet e qeverisë dhe opozitës siriane.