Krerët e Shtëpisë së Bardhë mbështesin torturimin
Një ekspert i çështjeve juridike ka bërë të ditur se krerët e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të mbështesin përdorimin e torturave për të burgosurit.
Edward Karigan, eksperti i çështjeve juridike në qytetin Ontario të Kanadasë, të shtunën në një intervistë ma kanalin televiziv Press Tv, deklaroi se torturimi në Amerikës ka rrënjë të thella dhe qeveria e re e këtij vendi mbështet këtë veprim. Ky ekspert juridik kanadez shtoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, torturën e ka pranuar si një mjet për marrjen në pyetje të personave të dyshuar. Sipas këtij eksperti kanadez të çështjeve juridike, në bazë të normave dhe ligjeve ndërkombëtare si ligji për të drejtat e njeriut dhe ligjet institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, tortura është një veprim i paligjshëm. Ndërkohë Ben Emerson, raportuesi i të drejtave të njeriut i OKB, në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB në Gjenev, ka deklaruar se interesimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës për shfrytëzimin e torturës për të marrë pohime nga të dyshuarit, në realitet inkurajon qeveritë e tjera për të këtë veprim dhe për kryerjen e veprimeve të ngjashme. Vlen të theksohet se Donald Trump më par kishte deklaruar se metoda "waterbording" është plotësisht efikase për marrjen e informacioneve nga personat e dyshuar për veprimtari terroriste. Deklaratat e Donald Trump për përdorimin e metodave të dhunshme gjatë procesit të marrjes në pyetje, ka ngjallur shqetësime të mëdha tek organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Human Right Watch.