Nga Çeçenia nisen 4 automjete ushtarake për në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46358-nga_Çeçenia_nisen_4_automjete_ushtarake_për_në_siri
Lideri çeçen ka njoftuar për dërgimin e katër xhipave ushtarak të tipit Chaborz M-3 në Siri, për të ndihmuar ushtrinë siriane për të patrulluar në zonat malore të pakalueshme, në mënyrë që të zbulohen vendndodhjet e terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 10:44 Europe/Tirane
  • Nga Çeçenia nisen 4 automjete ushtarake për në Siri

Lideri çeçen ka njoftuar për dërgimin e katër xhipave ushtarak të tipit Chaborz M-3 në Siri, për të ndihmuar ushtrinë siriane për të patrulluar në zonat malore të pakalueshme, në mënyrë që të zbulohen vendndodhjet e terroristëve.

Më herët, lideri i Republikës Autonome të Çeçenisë kishte deklaruar se Siria konsiderohet një vend aleat i Çeçenisë dhe bëri të ditur gatishmërinë e këtij vendi për trajnimin e forcave siriane. Ramazan Kadirov deklaroi se nuk ka ekspertë ushtarakë nga Çeçenia në Siri, mirëpo Republika e Çeçenisë është e gatshme që të pranojë forcat siriane në bazën e forcave speciale të saj për trajnimin e tyre. Ai tha se aktualisht nuk ekziston kurrfarë plani për dërgimin e ekspertëve ushtarakë çeçene në Siri dhe kjo çështje nuk është kompetencë e autoriteteve rajonale, por kompetencë e komandantit të përgjithshëm dhe presidentit të vendit. Ramazan Kadirov në vazhdim tha: Siria është një vend aleat i Çeçenisë dhe atje po veprojnë terroristët dhe Çeçenia lufton kundër terrorizmit. Zhdukja e terroristëve në Siri do të lehtësojë punën në Rusi. Ne me gjithë dëshirë do t'i trajnojmë forcat ushtarake të Sirisë dhe asgjë nuk pengon këtë çështje".