Koreja Veriore vazhdon traditën e raketave balistike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46430-koreja_veriore_vazhdon_traditën_e_raketave_balistike
Koreja Veriore i ka lansuar katër raketa balistike, ndërsa së paku tri prej tyre kanë rënë në ujërat që kontrollohen nga Japonia, ka thënë sot kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2017 09:59 Europe/Tirane
  • Koreja Veriore vazhdon traditën e raketave balistike

Koreja Veriore i ka lansuar katër raketa balistike, ndërsa së paku tri prej tyre kanë rënë në ujërat që kontrollohen nga Japonia, ka thënë sot kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Koreja Veriore sot i ka lansuar katër raketa balistike pothuajse në mënyrë simultane dhe ato fluturauan një mijë kilometra”, tha kryeministri Abe, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Japonisë. Sipas tij, tri raketa kanë rënë në Zonën eksluzive ekonomike të Japonisë. Ushtria e Koresë Jugore tha se “disa raketa” janë hedhur në Detin e Japonisë dhe se ushtria e këtij vendi së bashku me atë të Shteteve të Bashkuara, po i analizojnë të dhënat për fluturim për të zbuluar detaje të tjera. Konsiderohet se ky lansim rakteor verikorean ka pasur për qëllim që t’i kundërshtoj ushtrimet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, të mbajtura më 1 mars, për testimin e mbrojtjes kundër agresionit potencial të Koresë Veriore.