Sekretari i përgjithshëm i OKB viziton Somalinë
Sekretari i përgjithshëm i OKB zhvilloi një vizitë emergjente në Somali.
Antonio Guters, rreth vizitës së tij emergjente në Somali tha se njerëzit po vdesin dhe bota duhet të ndërhyjë për të parandaluar një katastrofë njerëzore. Gjatë qëndrimit në Mogadisho, Guters tha se konfliktet, thatësira, ndryshimet ambientale dhe sëmundjet infektuese kanë krijuar një gjendje shumë të rënduar dhe të paimagjinueshme në Somali. Ai u takua me Muhamed Abdulahi Muhamed presidenti i ri i Somalisë. Somalia ka bërë të ditur se vetëm në një rajon brenda 48 orëve të kaluara kanë ndërruar jetë 110 persona. OKB nga ana e saj ka përllogaritur se mbi 5 milion persona në Somali kanë nevojë për ndihma humanitare. Në këtë vend 4 ndër 10 persona nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Thatësira përveç Somalisë ka prekur edhe Nigerinë, Jemenin dhe Sudanin e jugut.