Amerikanët krijojnë idenë se bota ka opinion negativ mbi Amerikën
Në sondazhet më të fundit të zhvilluara në Amerikë, shumica e popullit amerikan është i mendimit se popujt e tjerë të botës kanë opinion negativ rreth Amerikës.
Sondazhi më i fundit është mbajtur nga instituti Gallup ku thuhet se 57% e amerikanëve janë të mendimit se popujt e tjerë kanë opinion negativ rreth Amerikës. Zgjedhja e Donald Trump si president, ka ndikuar shumë në krijimin e opinionit negativ të popujve të tjerë të botës ndaj Amerikës. Deklaratat e Trump dhe vendimet e tij kanë ndikuar shumë në uljen e pozitës së tij dhe të Amerikës në nivel botëror dhe shtimin e opinionit negativ ndaj Amerikës. Opinioni pozitiv botëror ndaj Amerikës në vitin 2015 ka qenë 55% ndërkohë që është ulur vazhdimisht duke arritur në kuotën e 43% në vitin 2017. Një prej shkaqeve kryesore të shtimit të opinionit negativ në rang botëror ndaj Amerikës është zgjedhja e Donald Trump.