Protestat e grave kundër Trump
Me mijëra femra amerikane janë ngritur në protesta në Nju Jork për të kundërshtuar politikat e presidentet Donald Trump.
Me rastin e 8 Marsit ditës së gruas, në Nju Jork dhe në mbarë botën janë organizuar protesta kundër politikave diskriminuese të Donald Trump presidentit të Amerikës. Pjesëmarrëset në këto protesta kanë mbajtur pankarta në mbështetje të të drejtave të grave dhe të emigrantëve dhe kundër deklarata imorale të presidentit amerikan. Protestueset kanë kërkuar solidarizimin e të gjitha grave në përballje me politikat diskriminuese të Donald Trump. Shumë nga femrat amerikane me rastin e 8 marsit kërkuan organizimin e protestave me rastin e ditës së gruas në të gjithë botën. Protesta me rastin e ditës botërore të gruas janë organizuar edhe në shumë nga qytetet evropiane.