Këshilli i marrëdhënieve islamo-amerikane kundërshton dekretin e presidentit Trump
Këshilli për marrëdhëniet islamo-amerikane që është organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave civile të myslimanëve në Amerikë, ka kundërshtuar dekretin e ri të presidentit amerikan Donald Trump kundër emigracionit.
Nahad Avaz kreu i këtij këshilli ditën e enjte në një konferencë për shtyp në Uashington tha se duhen vazhduar përpjekjet për të anuluar verdiktin e ri të jashtëligjshëm dhe diskriminues të Donald Trump, i cili duke hequr Irakun nuk lejon futjen në Amerikë të shtetasve të 6 vendeve myslimane. Ky këshill raporton se myslimanët në Amerikë hetohen vazhdimisht dhe pa asnjë arsye dhe thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të anuluar verdiktet dhe urdhrat diskriminues si dhe do të përpiqet për përmirësimin e jetës së emigrantëve myslimanë.