Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
Mars 09, 2017 15:55 Europe/Tirane
Kryeministri turk Binali Jilidirim u deklaroi sot gazetarëve në Ankarasë qeveria turke e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, me qëllim largimin e të gjithë përkrahësve të Fetullah Gulen nga të gjitha institucionet shtetërore të Turqisë.
Jilidirim theksoi se megjithë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk janë kufizuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut në Turqi. Që prej grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, dhjetëra mijëra janë arrestuar nga forcat policore turke, ndërsa mbi 100 mijë punonjës të sektorëve të ndryshëm janë dëbuar nga puna në institucioneve shtetërore.
Tags