Merkel: Analogjia naziste e Turqisë 'nuk mund të tolerohet’
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46672-merkel_analogjia_naziste_e_turqisë_'nuk_mund_të_tolerohet’
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka quajtur të pajustifikuara komentet e presidentit Rexhp Taip Erdogan lidhur me nazizmin në mes të një përplasjeje diplomatike që sa vjen e rritet mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2017 02:22 Europe/Tirane
  • Merkel: Analogjia naziste e Turqisë 'nuk mund të tolerohet’

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka quajtur të pajustifikuara komentet e presidentit Rexhp Taip Erdogan lidhur me nazizmin në mes të një përplasjeje diplomatike që sa vjen e rritet mes dy vendeve.

Mendoja se nazizmi kishte marrë fund në Gjermani, por kuptoj se vazhdon të jetë. Është shumë e qartë. Nëse dua të vij dhe nuk më lini të kaloj në portat tuaja, nëse nuk më lini të flas, atëherë do ta ngre botën në këmbë. Një nuk mundet as të bëjë komente të tilla të pajustifikueshme.  “Krahasimet me nazistët gjithmonë vetëm të çojë në një gjë –  të pakësohen ato krime.” Kancelarja Angela Merkel i bëri  thirrje Ankarasë për të ruajtur gjakftohtësinë në krizën e tanishme diplomatike gjermano-turke “Ne kundërshtojmë asimilimin e politikës së Gjermanisë demokratike me atë të nacional-socializmit. Në mënyrë të përgjithshme krahasimet me nazismin janë mjaft absurde dhe të pavend”, pohoi zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert. Qeveria gjermane ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që krahasoi politikat aktuale të Gjermanisë me epokën naziste, duke u bërë thirrje palëve të ruajnë qetësinë të mos harrojnë lidhjet e ngushta historike të dy aleatëve të NATO-s. “Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo krahasim të politikave të republikës federale gjermane me ato të epokës naziste. Krahasime të tilla janë gjithmonë absurde dhe të papërshtatshme sepse të çojnë vetëm në një gjë: në degradimin e krimeve kundër njerëzimit”. Seibert tha se Gjermania do të vazhdojë të lejojë politikanët turq të flasin në Gjermani për sa kohë ata janë të hapur për qëllimet e tyre dhe nuk importojnë konfliktet nga Turqia në Gjermani. Thomas Oppermann, kreu i grupit të Social Demokratëve tha se krahasimet janë thjesht një propagandë dhe nuk kanë asnjë lidhej me realitetin. Ai u beri thirrje gjermanëve të qëndrojnë të qetë. “Të gjithë në gjermani, por edhe shumë turq e dinë se të gjitha këto kritika kanë vetëm një qëllim: Erdogan kërkon të nxisë një atmosferë nacionaliste në Turqi, në mënyrë që të korrë fitoren  e tij të radhës  në referendumin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese”. Një ditë më parë, gjatë një takimi në Stamboll, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shtoi retorikën e tij kundër Gjermanisë, deri në kërcenim. “Nëse dua të vij në Gjermani, e bëj. Dhe nëse ju nuk më lejoni të hyj nëpërmjet portave tuaja apo më ndaloni të mbaj një fjalim, atëherë do të ngre botën në këmbë”. Situata mes Gjermanisë dhe Turqisë është përkeqësuar që prej momentit kur autoritet turke arrestuan një gazetar të së përditshmes gjermanë “Die Welt”, për të cilin Erdogan tha se është një terrorist. Nga ana tjetër gjermania ka ndaluar mbajtjen e mitingjeve të zyrtarëve turq në Gjermani me rastin e referendumit të ndryshimeve kushtetuese që i rrisin kompetencat presidentit të vendit.