Turqi, 5 viktima nga rrëzimi i një helikopteri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46706-turqi_5_viktima_nga_rrëzimi_i_një_helikopteri
Një helikopter, në bordin e të cilit po udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivi biznesi, është rrëzuar në mesin e rrugës, pasi goditi një antenë televizive në një lagje periferike të Stambollit, duke shkaktuar 5 viktima.Helikopteri “The Sikorsky S-76”, i ngritur nga aeroporti kryesor i qytetit, ai Ataturk, transportonte 7 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2017 11:27 Europe/Tirane
  • Turqi, 5 viktima nga rrëzimi i një helikopteri

Një helikopter, në bordin e të cilit po udhëtonin drejtues të lartë ekzekutivi biznesi, është rrëzuar në mesin e rrugës, pasi goditi një antenë televizive në një lagje periferike të Stambollit, duke shkaktuar 5 viktima.Helikopteri “The Sikorsky S-76”, i ngritur nga aeroporti kryesor i qytetit, ai Ataturk, transportonte 7 persona.

CNN turk citon zyrtarë lokalë të pohojnë se tre prej tyre ishin turq, ndër të cilët dy pilotët, ndërsa 4 personat e tjerë ishin shtetas të huaj.Agjensia e lajmeve DHA thotë se bëhet fjalë për qytetarë rusë. Askush në terren nuk është dëmtuar nga incidenti. Deri tani, jetët e humbura llogaritet të jenë 5.Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i qartë.Mësohet se Stambolli këtë mëngjes ishte mbuluar nga një mjegull e dendur.