Tre shtete të tjera amerikane kundër urdhrit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46708-tre_shtete_të_tjera_amerikane_kundër_urdhrit_të_trump
Tre shtete të tjera amerikane i janë bashkuar Hauait në kundërshtimin e urdhrit ekzekutiv të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane.Oregoni thotë se urdhri dëmton banorët, punonjësit, universitetet, sistemin shëndetësor dhe ekonominë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2017 11:27 Europe/Tirane
  • Tre shtete të tjera amerikane kundër urdhrit të Trump

Tre shtete të tjera amerikane i janë bashkuar Hauait në kundërshtimin e urdhrit ekzekutiv të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane.Oregoni thotë se urdhri dëmton banorët, punonjësit, universitetet, sistemin shëndetësor dhe ekonominë.

Argumenti i Uashingtonit është se vendimi i ri i Presidentit ka të njëjtin motivacion të paligjshëm si fillestari dhe i cënon sërish qytetarët, edhe pse në masë pak më të vogël se i pari.Masaçusets e përshkruan si diskriminues dhe një përpjekje antikushtetuese për të përmbushur një zotim të fushatës. Nju Jorku, ndërkohë, i qëndron linjës së ndjekur që në fillim e thotë se është praktikisht i njëjti urdhër bllokues për myslimanët, vetëm se me emër tjetër.Më herët, disa avokatë të shtetit ishull Hauai, ngritën padi në një gjykatë federale të kryeqytetit Honolulu, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtonte myslimanët e këtij shteti, turizmin dhe studentët e huaj.