Amnesty International kritikon Britaninë për shitjen e armëve Arabisë Saudite
Mars 10, 2017 16:00 Europe/Tirane
Organizata ndërkombëtare Amnesty International publikoi sot një raport ku kritikon qeverinë britanike për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite e cila po i përdor këto armatime për të kryer masakra kundër popullit jemenas.
Duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së armëve Arabisë Saudite nga qeveria britanike, AI deklaroi se Londra po bëhet partner në krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që po kryen regjimi Al Saud kundër popullit të Jemenit. Edhe degët e AI në Gjermani, Francë dhe Spanjë kanë dënuar qeveritë e këtyre vendeve për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite dhe kanë kërkuar ndaljen e menjëhershme të kësaj tregtie të pistë.
Tags