OKB paralajmëron për krizën më të madhe njerëzore në botë
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se aktualisht bota po përballet me krizën më të madhe njerëzore që nga vitit 1945 e deri më tani.
Gazeta angleze "Telegraph" njoftoi se OKB në një raport të saj ka deklaruar se thatësira dhe uria e madhe në Jemen, Sudanin Jugor, Somali dhe në verilindje të Nigerisë, përbëjnë krizën më të madhe njerëzore të botës që nga viti 1945 e deri më tani. Stefan Ubrain, përgjegjësi për çështje humanitare të OKB, të premten në lidhje me këtë raport, ka thënë se mbi 20 milionë njerëz në katër vendet e lartpërmendura po kërcënohen nga vdekja. Të paktën 1.4 milionë fëmijë po përballen me rrezikun e vdekjes dhe pa përpjekjet kolektive dhe koordinimin e vendeve të botës, do të krijohet kriza më e madhe njerëzore.