Ndërrimi i sovranitetit me para, zemëron qytetarët e Maldivit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46776-ndërrimi_i_sovranitetit_me_para_zemëron_qytetarët_e_maldivit
Publikimi i lajmit për shitjen e një prej ishujve të Maldivit Arabisë Saudite në prag të vizitës së mbretit saudit në këtë vend, ka ngjallur irritimin e qytetarëve të cilët kanë protestuar në qytete të ndryshme të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2017 09:50 Europe/Tirane
  • Ndërrimi i sovranitetit me para, zemëron qytetarët e Maldivit

Publikimi i lajmit për shitjen e një prej ishujve të Maldivit Arabisë Saudite në prag të vizitës së mbretit saudit në këtë vend, ka ngjallur irritimin e qytetarëve të cilët kanë protestuar në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Agjencia Middle East A njoftoi se edhe pse nuk janë bërë publike detajet në lidhje me marrëveshjen e Maldivit me Arabinë Saudite, por megjithëkëtë investimi i Arabisë Saudite në ishujt e Malidivit ka shkaktuar irritimin dhe protestat e qytetarëve të këtij vendi. Mediat informative kanë publikuar disa lajme në lidhje me këtë se qeveria e Riadit apo një institucion tregtar saudit synon t'i blejë ishujt Fafo të Maldivit për 10 miliardë dollarë. Thuhet se çmimi i ofruar për blerjen e këtyre dy 28 ishujve është gati dy fish më shumë se të ardhurat e Maldivit. Kjo është në kohën kur Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, në vazhdim të turneut të tij aziatik, së shpejti do të shkojë në Maldiv. Nga ana tjetër, Ahmed Nasim, ish-ministri i jashtëm dhe anëtar i partisë opozitare të qeverisë së Maldivit, ka deklaruar: "Në mënyrë të qartë i themi sunduesve sauditë se jemi kundër shitjes së territorit të vendit tonë".