Policia e Holandës përleshet me protestuesit turq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46832-policia_e_holandës_përleshet_me_protestuesit_turq
Forcat e policisë së Holandës janë përleshur me protestuesit turq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Policia e Holandës përleshet me protestuesit turq

Forcat e policisë së Holandës janë përleshur me protestuesit turq.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se disa shtetas turq të Holandës janë mbledhur në një tubim protestues përpara konsullatës së Turqisë në Roterdam të Holandës dhe kanë protestuar kundër autoriteteve holandeze për shkak të moslëshimit të lejes për mbajtjen e fjalimit të Mevlyt Çaushoglu, ministrit të jashtëm të Turqisë, në këtë qytet. Kjo protestë ka rezultuar me përleshje mes forcave të policisë holandeze dhe të protestuesve turq. Pjesëtarët e policisë kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit turq që ishin mbledhur përpara konsullatës së Turqisë në Roterdam.  Vlen të theksohet se Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të shtunën kishte planifikuar të mbante një fjalim në një miting të shtetasve turq në Holandë për të fituar vota për referendumin në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, mirëpo autoritetet holandeze kanë deklaruar se nuk kanë lëshuar leje për realizimin e një programi të tillë.