Amerikanët: Shkëmbejmë një milionë emigrantë me një Trump!
Mars 12, 2017 18:23 Europe/Tirane
Qindra qytetarë amerikanë u tubuan sot përballë Shtëpisë së Bardhë duke kritikuar dekretet ekzekutive të presidentit Donald Trump kundër emigrantëve si dhe politikat e tij raciste e islamofobe.
Siç njofton agjencia e lajmeve Tasnim nga Uashingtoni, qindra protestues dhe aktivistë të të drejtave të njeriut sfiduan motin e ftohtë të Uashingtonit dhe u tubuan para Shtëpisë së Bardhë, ku hodhën slogane të tilla si, “Trumpi është vetë refugjat”, “Emigrantët janë të mirëpritur”, “Liri dhe drejtësi për të gjithë”, “Jo ndërtimit të murit”, “Trump nuk është mbi ligjin” etj. Por slogani që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte: “Shkëmbejmë 1 milionë emigrantë me një Trump”.
Tags