Parlamenti i Gjermanisë kërkon largimin e trupave gjermane nga Turqia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46982-parlamenti_i_gjermanisë_kërkon_largimin_e_trupave_gjermane_nga_turqia
Deputetët e Parlamentit të Gjermanisë kanë kërkuar largimin e trupave ushtarake të këtij vendi nga baza "Incerlik" e Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Gjermanisë kërkon largimin e trupave gjermane nga Turqia

Deputetët e Parlamentit të Gjermanisë kanë kërkuar largimin e trupave ushtarake të këtij vendi nga baza "Incerlik" e Turqisë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se njëkohësisht me shtimin e tensioneve mes Berlinit dhe Ankarasë në lidhje me referendumin për ndryshimin e sistemit politik shtetëror të Turqisë, një grup i deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë kanë kërkuar largimin e trupave ushtarake gjermane nga baza ajrore "Incerlik" që ndodhet në jug të Turqisë dhe në afërsi të kufijve me Sirinë. Gjermania e cila është anëtare e koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika, kryesisht kryen fluturime identifikuese dhe vëzhguese nga kjo bazë ushtarake në Siri dhe Irak. Partitë opozitare të qeverisë së Berlinit gjithashtu kanë kërkuar largimin e trupave ushtarake të këtij vendi nga Turqia. Xhim Ozmir nga partia e të gjelbërve në Gjermani i cili ka origjinë turke dhe është kundërshtar i Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, ka deklaruar se largimi i forcave gjermane nga Turqia do të dërgojë një mesazh të qartë për Ankaranë dhe ai mesazh është ky që Turqia do t'i humbë edhe shpresat e fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aktualisht rreth 240 trupa ushtarake gjermane së bashku me forcat e tjera të vendeve anëtare të NATO-s, janë të vendosur në bazën ajrore "Incerlik" të Turqisë. Vlen të theksohet se në prag të organizimit të referendumit për Kushtetutën e Turqisë në muajin prill, marrëdhëniet Ankara-Berlin janë tensionuar në masë të madhe. Qeveria e Turqisë po bënë përpjekje të organizojë mitingje për qytetarët e saj që jetojnë në vendet evropiane, mirëpo vendet evropiane si Gjermania dhe Holanda kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë organizimin e mitingjeve të tilla. Kjo çështje është bërë shkak për shtimin e mosmarrëveshjes mes Ankarasë dhe vendeve evropiane.