Së shpejtë nis procesi i Brexit në Angli
Britania ka shënuar një hap para drejt ndarjes nga BE.
Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e Brexit, duke i hapur kështu rrugë qeverisë të aktivizojë nenin 50 për shkëputjen e vendit nga unioni. Votimi është shoqëruar me debate sa i përket të drejtave të shtetasve evropianë që jetojnë në Britani teksa bisedimet e ndarjes pritet të nisin në fund të marsit. Vendimi vjen një ditë pasi ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon njoftoi mbajtjen e një referendumi të dytë mbi pavarësinë e vendit. Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e Brexit, duke i hapur kështu rrugë qeverisë të aktivizojë nenin 50 për shkëputjen e vendit nga BE. Projektligji pritet të marrë bekimin e familjes mbretërore për tu kthyer më pas në ligj. Kjo do të thotë se Theresa May është e lirë të shtypë butonin e bisedimeve të divorcit, të cilat pritet të nisin në fund të muajit mars. Ndarja e Britanisë së Madhe nga BE pritet të zgjasë të paktën dy vite që nga momenti i aktivizimit të nenit 50. Dhoma e Lordëve ra gjithashtu dakord që të mos rishikojnë në projektligj statusin e banorëve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, gjë e cila krijoi ndarje mes konservatorëve dhe pjesës tjetër të deputetëve në parlament.