Ndërprerja e ndihmës financiare të Amerikës për OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47042-ndërprerja_e_ndihmës_financiare_të_amerikës_për_okb
Gazeta amerikane Foreign Policy shkruan se Shtëpia e Bardhë ka ndërmend të ndërpresë fondet e saj për OKB.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 15, 2017 03:11 Europe/Tirane
  • Ndërprerja e ndihmës financiare të Amerikës për OKB

Gazeta amerikane Foreign Policy shkruan se Shtëpia e Bardhë ka ndërmend të ndërpresë fondet e saj për OKB.

Sipas kësaj gazete ndërprerja e fondit ndihmë prej 10 miliard dollarësh të Amerikës për OKB do të rezultojë me uljen e ndihmave humanitare të OKB. Gazeta Foreign Policy shkruan se Departamentit Amerikan të Shtetit i është dhënë urdhri për marrjen e masave për uljen e fondeve ndihme të Amerikës për programe të ndryshme të OKB. Amerika ka ndërmend të ulë me 37% buxhetin e saj për Departamentin Amerikan të Shtetit, Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar dhe programin e ndihmave të huaja mes tyre ndihmat për OKB.