CNN: Arabia Saudite synon të blejë avionë luftarakë f-35
(last modified Wed, 15 Mar 2017 06:26:44 GMT )
Mars 15, 2017 07:26 Europe/Tirane
  • CNN: Arabia Saudite synon të blejë avionë luftarakë f-35

Analistët e kanalit CNN kanë thënë se një prej qëllimeve të vizitës së Muhamed bin Selman në Uashington, është të bindë amerikanët që t'i shesin Riadit avionë luftarakë F-35.

Faqja informative Pars Today njoftoi se kanali televiziv CNN të martën ka analizuar vizitën e Muhamed bin Selman, zv/trashëgimtari i fronti mbretëror dhe ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, në Amerikë. Një prej çështjeve të rëndësishme që do të diskutohet gjatë takimeve të Bin Selman në Uashington, është bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ushtarake. Edhe pase Donald Trump, presidenti i Amerikës gjatë fushatës elektorale ka thënë se do të reduktojë mbështetjen e Amerikës ndaj Riadit ose do ta kushtëzojë këtë mbështetje me pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në luftën kundër ISIS, mirëpo pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ai ka ndryshuar qëndrimet e tij. Operacionet e Arabisë Saudite në Jemen dhe pjesëmarrja e Amerikës në këto operacione, është një prej çështjeve të tjera që me siguri do të shqyrtohet në takimin e Bin Selman dhe Trump. CNN ka shkruar se ky funksionar i lartë saudit do të bëjë përpjekje të bindë amerikanët që t'i shesin mjete ushtarake të reja Arabisë Saudite. Kjo është kohën kur Amerika deri më tani ka dhënë pëlqimin për t'i shitur Izraelit avionë F-35, ndërsa ka kundërshtuar kërkesën e vendeve të tjera të Lindjes së Mesme për blerjen e këtij lloji të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë.

Tags