Amerika kërcënon me largim nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47062-amerika_kërcënon_me_largim_nga_këshilli_për_të_drejtat_e_njeriut
Qeveria e Donald Trump ka deklaruar se Amerika synon të përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut në botë dhe mbrojtjen e Izraelit dhe ka kërcënuar se do të largohet nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2017 13:19 Europe/Tirane
  • Amerika kërcënon me largim nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Qeveria e Donald Trump ka deklaruar se Amerika synon të përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut në botë dhe mbrojtjen e Izraelit dhe ka kërcënuar se do të largohet nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut.

Gazeta angleze "Indpendent" ka shkruar se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, me anë të një letre  dërguar për 9 organe të OKB, ka deklaruar se Këshilli i të Drejtave të Njeriut duhet të bëjë reforma të mëdha për pjesëmarrjen e Amerikës dhe Uashingtoni do të vazhdojë ta vlerësojë nivelin e efikasitetit të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut. Ai shtoi se është i shqetësuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në 47 vende të botës si në Kinë, Egjipt dhe Arabi Saudite. Amerika do të vazhdojë punën e saj duke protestuar për mbledhjet politike të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB kundër Izraelit.