Ankaraja do të anulojë marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47064-ankaraja_do_të_anulojë_marrëveshjen_turqi_be_për_refugjatët
Në mesin e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve mbi ndalimin e tubimeve elektorale të ministrave turq në Europë, Ankaraja i kujton BE-së marrëveshjen e emigranteve, e cila bllokoi praktikisht vërshimin e refugjatëve drejt kontinentit të vjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2017 13:23 Europe/Tirane
  • Ankaraja do të anulojë marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët

Në mesin e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve mbi ndalimin e tubimeve elektorale të ministrave turq në Europë, Ankaraja i kujton BE-së marrëveshjen e emigranteve, e cila bllokoi praktikisht vërshimin e refugjatëve drejt kontinentit të vjetër.

“Ka ardhur koha që Ankaraja ta rishikojë paktin e saj me bllokun europian”, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” ministri turk i Çështjeve të BE-së, Omer Çelik.“Nëse e shikoni me kujdes, do të vëreni se Bashkimi Europian flet gjithmonë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe në menaxhimin e krizës së emigrantëve, por mbulon çështjet e tjera. Në momentin që BE-ja nuk i përmbush detyrimet e saj, nuk shoh asnjë arsye përse Turqia duhet të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes së emigrantëve”, tha Omer Çelik.Për ministrin turk, tashmë është e qartë se blloku nuk do të mbajë një qëndrim të ndershëm mbi premtimin e tij për t’i garantuar qytetarëve turq lëvizjen e lirë pa viza. Kur ra fjala te ngërçi diplomatik me Holandën, Çelik nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve të mëtejshme ndaj aleatit të NATO-s. Në këtë situatë, Kancelari austriak Christian Kern bëhet zëri i fundit që i del në mbrojtje bllokimit të fushatës elektorale të politikanëve të huaj, një femomen relativisht i ri ky për shtetet e BE-së. “Po diskutojmë për politikanët e një shteti të madh, siç është Turqia me rreth 80 milionë banorë, - argumenton ai, - ndaj Europa duhet të veprojë e bashkuar”. Ankaraja vazhdon të shprehet sfiduese dhe të martën refuzoi thirrjet e Brukselit për vetëpërmbajtje.