Skocia dëshiron qëndrimin në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47084-skocia_dëshiron_qëndrimin_në_be
Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon duket e bindur që këtë herë mund ta fitojë një referendum për pavarësinë e Skocisë nga Britania.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Skocia dëshiron qëndrimin në BE

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon duket e bindur që këtë herë mund ta fitojë një referendum për pavarësinë e Skocisë nga Britania.

Sturgeon po shfrytëzon faktin që skocezët janë evropianë pasionantë. Mbi gjashtëdhjetë përqind e tyre votuan në referendumin e Brexit për të qëndruar në BE. Por ndoshta një Skoci e pavarur duhet të aplikojë nga e para për një anëtarësim në BE, të cilin duhet ta aprovojnë të 27 shtetet anëtare të BE dhe ka ende shumë pengesa për të kapërcyer. Shkëputja nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe do të ishte kërcim në një të ardhme të panjohur, paralajmëruan në referendumin e fundit kundërshtarët skocezë të pavarësisë. Tani ky argument nuk vlen më, sepse para një pasigurie të madhe ndodhet i gjithë vendi, dhe ndoshta edhe para një shkarjeje në greminë. Pavarësia dhe përpjekja për të qendruar në BE do të ishte ndoshta një perspektivë që të shqetëson më pak.