Vazhdon eksporti i armatimeve gjermane drejt Arabisë Saudite
Me gjithë katastrofën që Arabia Saudite ka krijuar me sulmet e saj të egra kundër Jemenit, Gjermania vazhdon eksportimin e armatimeve të sofistikuara drejt Arabisë Saudite.
Sipas një artikulli të gazetës Shpigel, qeveria gjermane me gjithë luftën e përgjakshme në Jemen vazhdon të dërgojë armë të reja për Arabinë Saudite. Ndër pajisjet e fundit ushtarake që Gjermania ka dërguar për Arabinë Saudite, janë dy anije të vogla ushtarake që përdoren për kontrollin detar. Përveç Gjermanisë edhe vende të tjera evropiane dhe Amerika dërgojnë armatime në Arabinë Saudite edhe pse veprimet e tyre konsiderohen shkelje e të drejtave të njeriut. Shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kritikuar këto qeveri për shkak të dërgimit të armëve në Arabinë Saudite, armatime që përdoren për të sulmuar popullin e pafajshëm të Jemenit dhe për shkeljen e popullit saudit. Gjermania do t'i shesë më shumë armatime Arabisë Saudite dhe kjo është mbështetja në vrasjen e popullit jemenas. Në kohën kur Parlamenti i Evropës ka miratuar një rezolutë për vendosjen e embargos së armëve nga vendet evropiane kundër Arabisë Saudite, Gjermania kërkon shitjen e më shumë armatimit për Arabinë Saudite. Sipas kësaj gazete me gjithë mbështetjen e gjithanshme të vendeve perëndimore ndaj regjimit Al Saud, ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit po vazhdojnë sukseset e tyre kundër forcave mercenare të regjimit Al Saud. Vlen të theksohet se Parlamenti Evropian kohë më parë ka miratuar një rezolutë jo obligative për vendosjen e embargos së armëve kundër Arabisë Saudite. Ndërkohë Gjermania ka theksuar në shitjen e më shumë armëve për Arabinë Saudite. Kjo shitje bëhet në kohën kur Organizata Amnisti Internacional ka kërkuar të vendoset embargo armatimesh ndaj palëve të futur në konfliktin në Jemen. Kjo organizatë ka kërkuar që të gjitha palëve të futura në konfliktin në Jemen tu vendoset embargo me qëllim që ato të mos pajisjen me armatime dhe mjete ushtarake dhe në këtë mënyrë të ndërpritet shkelja e të drejtave të njeriut në këtë vend. Arabia Saudite është shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut, autorja e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Jemen, sponsorizuese kryesore e grupeve terroriste dhe shteti më autoritar në botë, por këto nuk kanë aspak rëndësi për SHBA derisa regjimi Al Saud të jetë në shërbim të interesave politike dhe ekonomike amerikane. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore kundër Jemenit që prej muajit mars me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi. Nga këto sulme deri tani janë humbur jetën 38 mijë persona dhe është shkatërruar infrastruktura e Jemenit.