Merkel dhe Hollande reagojnë ndaj deklaratave të Erdoganit
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez i cilësuan “të padrejta” dhe “të papranueshme” deklaratat e presidentit turk.
Francois Hollande, president i Francës dhe Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë, zhvilluan sot një bisedë telefonike theksuan se akuzat e Erdoganit kundër Gjermanisë dhe Holandës si dhe ndaj vendeve të tjera të BE janë të padrejta e të papranueshme. Erdogan akuzoi Gjermaninë dhe Holandën për veprime naziste dhe kjo akuza ka irrituar të gjitha vendet e BE-së. Hollande dhe Merkel kërkuan forcimin e unitetit mes vendeve të BE dhe mbajtjen e një qëndrimi unik përballë politikave tensionuese të presidentit turk. Holanda, Zvicra, Gjermania, Austria dhe Suedia kanë deklaruar se nuk do të lejojnë funksionarët turq të zhvillojnë tubime elektorale me shtetasit turq që jetojnë në këto vende. Ky veprim ka irrituar qeverinë e Ankarasë, e cila ka kërcënuar për vendosjen e sanksioneve ndaj këtyre shteteve.