Sulmohet një xhami në Arizona të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47154-sulmohet_një_xhami_në_arizona_të_amerikës
Në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është sulmuar një xhami.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 17, 2017 04:41 Europe/Tirane
  • Sulmohet një xhami në Arizona të Amerikës

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është sulmuar një xhami.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike u bëri thirrje autoriteteve amerikane për të hetuar vandalizmin si një krim të mundshëm të urrejtjes. Xhamisë në Arizona në Shtetet e Bashkuara i janë thyer dritaret dhe në të janë shkruar grafite anti-islame. Ky sulm është bërë vetëm disa ditë pas sulmit në Kebek të Kanadasë. Grafitet në xhaminë e Arizonës, e cila është në afërsi të kampusit kryesor universitar, janë shkruar me shkronja të mëdha të kuqe në murin e parë të ndërtesës. Një zëdhënës i xhamisë ka thënë se kjo është përdhosja e parë e xhamisë që kur ajo u hap në vitin 2001. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike u bëri thirrje autoriteteve amerikane për të hetuar vandalizmin si një krim të mundshëm të urrejtjes dhe të rrisin praninë e policisë në frontin e institucioneve myslimane në të gjithë vendin. Këshilli gjithashtu e dënoi sulmet e fundit që u bëhen myslimanëve, sulme që janë shtuar akoma më shumë që nga koha e ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump.